Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova ka nisur tash e disa ditë dhe vëmendja ndaj banorëve pjesëmarrës është e madhe.

Ata po komentohen për secilën lëvizje që bëjnë dhe tashmë rrjetet sociale janë pushtuar me videot nga shtëpia e famshme.

Mes shumë debateve dhe diskutimeve, në ‘reality-show’ të tillë ndodh që të lindi dashuri mes banorëve.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Dhe një afërsi që la të kuptohej se mund të jetë më shumë se shoqëri kanë lënë të kuptohet edhe Alba dhe Azemi.

Dyshja janë parë të afërt duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk munguan as përqafimet.

“Kam raport të mirë me ty, ndihem shumë rehat me ty sinqerisht sepse ti nuk më vë në siklet, nuk e tepron me lojërat”, i tha Alba-Azemit.

“Nuk i ke ende raportet e mira, unë ta lë hapësirën deri në fund, por deri në fund nuk e di çka bëhet, unë nuk vi te ti me e teprua, je tip, je e veçantë, më pëlqen, mua nuk më intereson nëse të gjithë të ndjekin ty, unë të kam parë, të kam përcjellë në situata të ndryshme dhe në të gjitha më ke pëlqyer, unë hapësirën ta jap, xheloz dije jam deri në fund”, ia ktheu Azemi.

Megjithatë, përveç me Azemin, Alba që në ditët e para ka treguar afërsi edhe me dy banorët e tjerë, Lumbardhin dhe Ganin.

Por, mbetet të shihet se çfarë mund të ndodh në vazhdim, pasi rrugëtimi brenda shtëpisë së BBVK sapo ka filluar.