Java Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara në Dëgjim – një thirrje për më shumë përfshirje

Advertisement

Nga 21 deri më 27 shtator shënohet Java Ndërkombëtare e Personave të Shurdhër, një periudhë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat, gjuhët e shenjave, kulturën dhe përfshirjen e personave me humbje dëgjimi. Tema globale e vitit 2026 është “Të shpallim të drejtat e njeriut të personave të shurdhër”.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 1.5 miliardë njerëz në botë jetojnë me një shkallë të humbjes së dëgjimit, ndërsa rreth 430 milionë kanë humbje dëgjimi që kërkon rehabilitim. Në mesin e tyre janë edhe rreth 34 milionë fëmijë.

Një pjesë e konsiderueshme e humbjes së dëgjimit te fëmijët lidhet me faktorë të parandalueshëm. OBSH thekson gjithashtu se më shumë se 1 miliard të rinj janë në rrezik të humbjes së dëgjimit për shkak të ekspozimit ndaj zhurmave të forta dhe mënyrave të pasigurta të dëgjimit.
Java shërben si një kujtesë se qasja në komunikim, arsim, informacion dhe shërbime është pjesë e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Më 23 shtator shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit