17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Janushev: Mega skandal, Qeveria me sistem të ri të përgjimit, ka qasje në pothuajse të gjithë internetin në vend

Në Maqedoni nuk ka një mega, por ka ultra skandal të shkallës më të lartë lidhur me monitorimin e komunikimeve të qytetarëve, tha në konferencë për mediat Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.

Ai pretendon se Qeveria ka prokuruar një sistem për monitorimin e komunikimeve.

“Nëpërmjet sistemit, ata kanë mundësinë të aksesojnë pothuajse të gjithë trafikun e internetit në vend, në çdo pajisje, në çdo telefon, në çdo operator, në çdo person – privat apo zyrtar, si dhe mundësinë për të hyrë në çdo pajisje, që është telefon me të ashtuquajturin “malware”, tha Janushev.

Ai thotë se MPB-ja në kundërshtim me Ligjin nuk e ka lëshuar një miratim të tillë dhe se ekziston një dokument i tillë i nënshkruar nga Spasovski në të cilin shprehimisht thuhet se MPB-ja nuk ka dhënë miratim.

“Spasovski dhe Kovaçevski duhet menjëherë të dalin para opinionit maqedonas dhe t’i japin përgjigje popullit”, tha Janushev.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit