Janevska: Nga gjendja katastrofike drejt reformave, Ministria e Arsimit pret mbi 19 milionë euro nga BE-ja

Advertisement

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se para dy vitesh gjetën një gjendje katastrofike në arsim, por se me reforma dhe punë të përkushtuar kanë ndalur rënien dhe po përmirësojnë cilësinë e arsimit, ndërsa ministria pret të përfitojë mbi 19 milionë euro nga Bashkimi Evropian për realizimin e objektivave reformuese, transmeton TV21.

Ajo theksoi se janë lehtësuar kriteret për bursat, janë ndryshuar kushtet për studime në 100 universitetet më të mira në botë dhe se nga tetori do të futen bursa të reja për studentët me sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore.

“Para dy vitesh gjetëm një gjendje katastrofike. E ndalëm rënien e mëtejshme dhe tani, me punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar, po e rrisim cilësinë e arsimit dhe po e gjallërojmë shkencën.

Si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm kemi futur këshillimin për karrierë, përkatësisht orientimin e nxënësve, gjë që ua lehtëson zgjedhjen e rrugës së tyre të mëtejshme të zhvillimit personal. Këto janë vetëm një pjesë e objektivave të Agjendës së Reformave që i kemi përmbushur me sukses, për çka ministria pritet të marrë mbi 19 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

I kemi lehtësuar kriteret për shfrytëzimin e kategorive të caktuara të bursave, për shembull për programet studimore për kuadër arsimor. Për t’i mbështetur të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e shkencës dhe për t’i mbajtur në vend, kemi ndryshuar kushtet për bursat në 100 universitetet më të mira në botë. Për bursat pasuniversitare kemi mundësuar aplikimin edhe për studentët që kanë përfunduar studime trevjeçare. Nga tetori do të vendosim edhe bursa të reja për studentët me sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore, tha Janevska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit