Jakup Huseini shpalos katër shtyllat e programit zgjedhor për Bërvenicën

Advertisement

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA” ka shpalosur katër shtyllat kryesore të programit me të cilin garon në zgjedhjet lokale.

Huseini bëri të ditur se programi i tij përqendrohet në transparencën, zhvillimin ekonomik lokal, rininë dhe mundësitë për të ardhmen, si dhe infrastrukturën dhe mjedisin jetësor.

“Simbolikisht, na ra numri 4, me të cilin do të garojmë. Kemi përcaktuar katër shtylla. Si shtyllë të parë e kemi paraparë transparencën. Na duhet një komunë transparente, një komunë që dëgjon, vepron dhe në fund jep llogari. Si shtyllë të dytë kemi zhvillimin ekonomik lokal. Shtylla e tretë, ku duhet të përqendrohemi dhe të japim energjinë tonë, është rinia dhe mundësitë për të ardhmen. Ndërsa shtylla e katërt ka të bëjë me infrastrukturën dhe mjedisin jetësor”, deklaroi Huseini.(Shenja.tv)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit