Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për një armëpushim 60-ditor në Gaza, njoftojnë burimet diplomatike.
Sipas raportimeve të Al Arabiya, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të bëjë publike detajet e këtij armëpushimi brenda orëve në vijim.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, konfirmoi se Izraeli ka miratuar propozimin për armëpushim të bërë nga administrata amerikane dhe se bisedimet me Hamasin po vazhdojnë për finalizimin e marrëveshjes.
“Shpresojmë që ky armëpushim të sigurojë kthimin e pengjeve në familjet e tyre dhe stabilitet në rajon,”, tha ajo.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e merr seriozisht këtë propozim dhe mbështet idenë e një armëpushimi për periudhë 60-ditore në Gaza.
Marrëveshja vjen në një moment kur tensionet dhe përleshjet mes palëve kanë shkaktuar shumë dëme dhe humbje jete.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt uljes së dhunës dhe nisjes së dialogut për një zgjidhje afatgjatë në konfliktin që ka trazuar rajonin për vite me radhë. Syri.net





