Në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN, njëri nga krerët e tij, Izet Mexhiti, theksoi dallimin mes fushatës së VLEN-it dhe kundërshtarëve politikë, duke u shprehur se kjo ishte një ndër fushatat më të qarta në historinë e demokracisë vendore, raporton SHENJA.
“Për herë të parë kemi pasur një fushatë ku njëra palë ka folur për projektet, për punët konkrete të realizuara në pushtetin lokal – dhe ajo palë jemi ne. Ndërsa pala tjetër ka folur për folklorizma, pa sjellë asnjë argument konkret për atë që kanë bërë gjatë viteve të qeverisjes në komuna, apo për atë që pretendojnë të bëjnë nëse fitojnë ndonjë komunë,” deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se qytetarët tashmë kanë bërë dallimin mes propagandës dhe rezultateve reale, duke u bërë thirrje që të dielën ta vulosin ndryshimin përmes votës. (SHENJA)