Ivanov: Maqedonia e Veriut po zhvillohet infrastrukturalisht me ritëm të përshpejtuar

Advertisement

Shkup, 7 korrik  – Maqedonia e Veriut po zhvillohet infrastrukturalisht me ritëm të përshpejtuar. Po ndërtohen rrugë dhe autostrada në të gjitha pjesët e vendit. Investime të tilla në infrastrukturën rrugore, aktivitete të tilla ndërtimore në disa segmente njëkohësisht, në më shumë rajone të vendit, deri tani nuk kanë ekzistuar – thuhet në njoftimin e VMRO‑DPMNE‑së për konferencën për media të deputetit Dusko Ivanov.

“Përveç projekteve aktuale që ndërtohen me ritëm të pandërprerë, që nga muaji i ardhshëm, në gusht, fillon ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë, projekt i cili për dekada vetëm është paralajmëruar, ndërsa realisht bliheshin vetëm parcela përgjatë trasës së parashikuar. Autostrada, me gjatësi 10,5 kilometra në terren jashtëzakonisht të vështirë në shpatet e Malit të Zi të Shkupit, ka vlerë totale prej 235 milionë eurosh, prej të cilave 30,8 milionë janë grant nga BERZH, ndërsa afati i ndërtimit është katër vjet. Shkup–Bllacë do ta lidhë Maqedoninë me Kosovën dhe më tej me Tiranën e Durrësin, si dhe me Barin. Me këtë, drejt Shkupit hapet edhe një port tjetër dhe një mundësi e re për tregti, biznes dhe zhvillim të turizmit. Nga ana tjetër, po punohet intensivisht në autostradën Ohër–Kërçovë dhe po zgjidhen problemet e trashëguara. Për këtë qëllim, u nënshkrua Aneksi i kontratës me të cilin përshpejtohet dinamika e ndërtimit dhe u ndryshua Rregullorja për kushtet teknike, duke ndryshuar përbërjen e asfaltit që të mundësohet vazhdimi i asfaltimit final”, tha ai.

Ivanov theksoi se Aneksi është efektuar dhe mjetet për përfundimin e projektit janë vënë në dispozicion; është arritur marrëveshje me kontraktorin për heqjen dorë nga procedura e arbitrazhit, me ç’rast shteti kursen 50 milionë euro; si dhe është gjetur zgjidhje për shpatet me të ashtuquajturat galeri.

“Paralelisht me zgjidhjen e këtyre problemeve të trashëguara, është përshpejtuar ndërtimi i autostradës, kështu që në përdorim për qarkullim janë lëshuar 37 kilometra të segmentit, ndërsa deri në tremujorin e parë të vitit 2027 pritet që autostrada Kërçovë–Ohër të përfundojë plotësisht. Me projektet e tjera kapitale infrastrukturore, përfshirë autostradat e korridoreve 8 dhe 10‑d, në Maqedoni po ndodh një bum i madh ndërtimor, deri tani i paparë në historinë e re të shtetit. Ndërtimi i këtyre arterieve autostradore është hap i rëndësishëm në realizimin e vizionit strategjik që Maqedonia të bëhet nyja kryesore e komunikacionit në Ballkan”, theksojnë nga partia në pushtet. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit