Italia do të nënshkruajë një marrëveshje me Ukrainën dhe agjencinë kulturore të Kombeve të Bashkuara UNESCO për të rindërtuar qytetin e Odesës dhe katedralen e saj, e cila u dëmtua rëndë nga një sulm rus, tha Ministri i Jashtëm Antonio Tajani.
“Më 15 maj ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Kievin dhe UNESCO-n këtu në Romë për rindërtimin e Odesa-s dhe katedrales së saj,” tha Tajani.
Në shkurt, Italia dhe UNESCO kishin nënshkruar tashmë një marrëveshje në Kiev për të ofruar 500 milionë euro (534.45 milionë dollarë) për restaurimin e çatisë së katedrales Spaso-Preobrazhenskyi të Odesës.
“Si presidencë e G7 , ne vazhdojmë të punojmë për një paqe të drejtë,” u tha Tajani ligjvënësve, duke shtuar se mbështetja e sistemit energjetik të Ukrainës ishte gjithashtu një përparësi për Italinë.
Roma mban presidencën e rradhës të vendeve të pasura të Grupit të Shtatë (G7) deri në fund të këtij viti.