Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi u përcoll për në banesën e fundit pas homazheve në nder të tij të mbajtura në ambientet e TKOB.
Qindra njerëz morën pjesë në nderimet e fundit për socialistin dhe politikanin e njohur, miq, të afërm dhe përfaqësues të politikës që vlerësuar maturinë dhe ekuilibrin e tij si politikan dhe njëri, shkruan Euronews.al.
Në përfundim të homazheve mbajtën një fjalë djali i tij, ish-deputeti socialist Arben Pëllumbi, ish-deputeti Namik Dokle dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në fjalimin e tij, Rama tregoi si kishte lindur simpatia e tij për Servet Pëllumbin dhe çfarë përcillte ish-kryetari.





