Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar me një status të ashpër në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e Ali Ahmetit në një tubim të UÇK-së në Kosovë. Ibrahimi ka ngritur disa pyetje serioze, duke vënë në pikëpyetje rolin e liderit të BDI-së në raport me luftën dhe pasojat e saj në Maqedoninë e Veriut.
Ai pyet se përse Ali Ahmeti nuk ka organizuar asnjëherë një tubim për të mbrojtur ushtarët e UÇK-së në Maqedoni të Veriut, ndonëse ka qenë në pushtet për mbi dy dekada. Ibrahimi kujton se gjatë kohës kur Harun Aliu, Komandant Kushtrimi u vra nga forcat policore, BDI kishte përfaqësuesin e saj si zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke aluduar për heshtje dhe bashkëpërgjegjësi.
Ndër pyetjet e ngritura, ai thekson mungesën e një ligji për veteranët e UÇK-së në Maqedoni të Veriut gjatë 22 viteve të qeverisjes nga BDI, ndërkohë që, sipas tij, të gjitha përfitimet ligjore dhe financiare iu janë dhënë branitellave maqedonas.
Ibrahimi shton se Ali Ahmeti nuk ka vizituar asnjëherë familjet e komandantëve të rënë, si Komandant Kushtrimi apo Komandant Shqiponja, duke vënë në dukje një mungesë të ndjeshme të kujdesit institucional dhe personal.
Në fund, ai ngre edhe një çështje që lidhet me hetimet e Gjykatës Speciale në Hagë, duke pyetur për deklaratat që Ahmeti ka dhënë gjatë marrjes në pyetje dhe arsyen pse ai nuk është ndjekur penalisht, ndërkohë që disa nga drejtuesit e tjerë të UÇK-së po përballen me dënime të rënda.
“Hiç më shumë”, përmbyll Ibrahimi statusin e tij,





