Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së

Advertisement

Budapest, 10 korrik  – Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Hungarisë për t’iu bashkuar Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), institucionit përgjegjës për hetimin e mashtrimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian, raporton Euronews.

Vendimi është përshëndetur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e cilësoi anëtarësimin e Hungarisë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e buxhetit evropian.

Përmes këtij vendimi, Prokuroria Publike Evropiane do të ketë kompetencë të hetojë raste që lidhen me fondet e BE-së në Hungari që nga 1 qershori i vitit 2021, kur ky institucion nisi zyrtarisht aktivitetin.

Kjo i hap rrugën hetimeve edhe për pretendime të mundshme për keqpërdorim të fondeve evropiane gjatë periudhës kur vendi drejtohej nga ish-kryeministri Viktor Orbán.

Qeveria e re e kryeministrit Péter Magyar, e dalë pas zgjedhjeve parlamentare të prillit, kishte premtuar forcimin e luftës kundër korrupsionit. Ndërkohë, Orbán kishte refuzuar për vite me radhë anëtarësimin në Prokurorinë Publike Evropiane, duke argumentuar se kjo mund të cenonte sovranitetin e Hungarisë.

Bashkimi Evropian ka ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun e korrupsionit në Hungari dhe ka pezulluar një pjesë të konsiderueshme të fondeve evropiane. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit