Hristijan Mickoski uron Kurban Bajramin: Të ndërtojmë shoqëri me unitet, mirëkuptim dhe respekt

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke u dëshiruar shëndet, paqe dhe mirëqenie familjeve të tyre. Në mesazhin e tij, Mickoski theksoi se Kurban Bajrami përcjell vlera të solidaritetit, humanizmit dhe respektit të ndërsjellë, duke bërë thirrje për ndërtimin e një shoqërie me më shumë mirëkuptim, unitet dhe respekt.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam, me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit ju përcjell urimet më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja, me dëshira për shëndet të mirë, paqe, qetësi dhe begati në çdo shtëpi. Kurban Bajrami na kujton vlerat e solidaritetit, humanizmit, respektit të ndërsjellë dhe kujdesit për të afërmit. Në frymën e kësaj feste, le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit, unitetit dhe respektit, ku dallimet janë forca jonë dhe bashkimi e ardhmja jonë. Qofshin ditët e festës të mbushura me gëzim, ngrohtësi dhe shpresë, ndërsa çdo familje me dashuri, paqe dhe begati”, ka shkruar Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit