Hoxha – Jaupaj: Vijon bashkëpunimi për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit

Advertisement

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim me ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Sofjan Jaupaj, i cili po qëndron në Shkup me rastin e pjesëmarrjes në Takimin Ndërrajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve të lartë përgjegjës për integrimin evropian.

Në takim u diskutua për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë në përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit.

Ministrat diskutuan gjithashtu për hapa dhe iniciativa konkrete për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

Në prag të Takimit Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet këtë javë në Mal të Zi, Hoxha dhe Jaupaj konfirmuan angazhimin e tyre për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, në përputhje me vizionin e përbashkët për një rajon të qëndrueshëm dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit