17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Hasanbeg, ngritet alarmi për keqpërkthim të fletvotimeve në gjuhën shqipe

Deri në orën 11 në Hasanbeg kanë dalur gjithësej sa i përket zgjedhjeve presidenciale 16.67% kurse sa i përket zgjedhjeve parlamentare numri i votuesve është 18.13%. njofton TV21.

“Për dallim nga rrethi i parë zgjedhor që ishte presidencial tani është dalja më e madhe. Procesi i votimit deri më tani ka rrjedhë në mënyrë të qetë, demokratike dhe të lirë nuk ka pasur asnjëp problem, tha nënkryetari i Komisionit Zgjedhor”, Behar Emini për TV21.

Nga ana tjetër qytetarët theksuan se gjithçka ka rrjedhur mirë, ndërsa shumica e tyre kanë votuar vetëm për zgjedhje parlamentare.Kur

“Kur erdha ta kryej obligimin qytetar vërejta shumë gabime gjuhësore sidomos në fletat e votimit dhe në vetë kutin. Për mua si qytetarë është shumë nënçmuese të shohim një përkthim të tillë, mendoj se është ofenduese të përkthehet në atë formë, mendoj se është lëshim banal. Nuk mendoj se është bërë qëllimisht por është bërë nga njerëz që nuk janë kompetent për ato vende”, tha qytetari Pleurat Gashi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit