11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Grubi publikon konkurs për shoqërinë civile, ja cilat janë prioritet?

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një njoftimi ka njoftuar se është shpallur konkurs për shoqatat dhe fondacioneve të vendit për vitin 2023.

Ja postimi i tij:

Mbështetja për shoqërinë civile vazhdon!

Publikuam thirrjen publike për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të vendit për vitin 2023 me fokus në këto qëllime prioritare:

👉🏻Barazinë dhe mosdiskriminim në të gjitha fushat e jetës shoqërore;
👉🏻Përmirësimin e kohezionit social dhe tolerancës ndëretnike;
👉🏻Sigurimin dhe promovimin e vlerave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive);
👉🏻Sigurimi e zhvillimit ekonomik të shpejtë dhe të qëndrueshëm, standard më të lartë dhe cilësi jetësore të qytetarëve;
👉🏻Udhëheqjen e suksesshme të bisedimeve negociuese me Bashkimin Europian;
👉🏻Sundimin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe obliguese;
👉🏻Arsimin cilësor të arritshëm për të gjithë, në pajtim më kërkesën e tregut të punës;
👉🏻Administratën moderne dhe efikase të bazuar në digjitalizim që siguron shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjektet juridike dhe
👉🏻Mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e gjelbër, zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
📑Programi i mbështetjes financiare të sektorit civil parasheh shpërndarjen e mjeteve të përgjithshme buxhetore në vlerë prej 20 milionë denarë në formë të granteve të njëhershme në vlerë prej 600.000 denarëve për periudhën e zbatimit të programeve / projekteve deri më 30 qershor 2024.
📢Ftoj të gjitha shoqatat dhe fondacionet të shqyrtojnë përmbajtjen e thirrjes publike të publikuar në gazetat “Koha” dhe “Slloboden Peçat” dhe të aplikojnë në kornizën e përcaktuar kohore prej 30 ditëve nga dita e publikimit të thirrjes publike.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit