11.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Grubi: Pavarësia e Kosovës, drejtësi e vendosur në vend, triumf i një kauze të pastër për liri

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar Republikën e Kosovës, me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Pavarêsisë.
Grubi ka shkruar se Pavarësia e Kosovës është drejtësi e vendosur në vend.
Shton se kjo ështé triumf i një kauze të pastër për liri pas së cilës u rreshtua bota mbarë.

“Sot kur po bëhen 16 vite nga dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, le të reflektojmë mbi madhështinë e luftës dhe qëndresës së saj heroike nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Ashtu siç ishte mbarëkombëtar mobilizimi për jetësimin e kësaj kauze, le të qëndrojmë bashkë në shërbim të idealit për përparimin tonë mbarëkombëtar. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Gëzuar Kosovë!”, ka shkruar Grubi

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit