10.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Gordana Siljanovska Davkova: Maqedonia është shtëpi e të gjithë qytetarëve

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga tubimi në Shtip, deklaroi se Maqedonia është vendi i të gjithjë qytetarëve. Ajo theksoi se në radhët e para të tubimeve të VMRO-DPMNE-së sheh qytetarë të përkatësive të ndryshme etnike të cilët flasin me një zë.

“Maqedonia është sbhtëpi e të gjithë nejrëzve me qëllime të mira, pa dallim etnik, fetar, politik ose partiak, ose ideologjike. Andaj shpesh kur e them këtë, kur hedh sytë tek radha e parë, ose e dytë, atje shoh përfaqësues të koalicionit të gjërë, e cila nuk ka vetëm laramani politike, por ka laramani etnike, fetare dhe tjetër. Por dinë të bashkohet kështu në një vend, din të flasë në një zë, ashtu edhe do të veprojnë. Me besoni”, deklaroi kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, profesorja Gordana Siljanovska Davkova.

Ajo ka theksuar se qytetarët duhet të bashkohen dhe të ndërtohet konsensus, pasi vetëm në atë mënyrë mund të ecet përpara. Siljanovska theksoi se më 24 prill do të marrë mbështetje të madhe nga qytetarët ndërsa festa më e madhe do të shënohet më 8 maj.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit