2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Gjykatësja me fyerje për gazetarët e mediave online, një sërë reagimesh për cënim ndaj fjalës së lirë!

Gjykatësja Jovanka Spirovska – Paneva, i ka fyer gazetarët dhe mediat online! Gjatë shqiptimit të aktgjykimit ndaj gazetares së medias online “IRL”, për rastin me spitalet modulare të kompanisë “Fero invest” të ish-zv/kryeministrit Koço Angjyshev, Spirovska vlerësoi se “është patjetër të mbrohet interesi privat”, ndërsa theksoi se gazetarja Sashka Cvetkovska dhe IRL nuk janë gazetarë dhe media.

Kjo deklaratë e gjykatëses Sirovska ka ngjallur reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), organizatave të tjera, por edhe të disa funksioneve.

Sipas SHGM-së, shprehja e këtilë mund të kuptohet si thirrje e gjykatëses ndaj ekzekutivit që të përballet me mediat kritike.

“Gjykatësja Paneva në elaborimin e aktgjykimit, e konteston statusin e gazetarëve të IRL-së dhe pretendon se IRL nuk është media, përkatësisht IRL nuk është shoqatë për raportim gazetaresk. IRL nuk ka as cilësi të medias, si mjet për informim publik sipas ligjit për media, ndërsa anëtarët e së njëjtës nuk kanë cilësi të gazetarëve dhe as nuk mund të bëjnë emisione gazetareske me qëllim të informimit të publikut, të paraqiten si gazetar apo të merren me zhanrin e gazetarisë hulumtuese dhe e gjithë këtë ta publikojnë përmes mjeteve të informimit publik. Andaj do të iniciojmë paraqitje në Platformën e Këshillit të Evropës për këtë procedurë gjyqësore, për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve”,thonë nga SHGM.

Ka reaguar edhe Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i cili shkruan se, përpjekjet për etiketim e diskreditim të gazetarëve, nuk çojnë në zhvillim demokratik, duke shtuar se, gazetaria është një profesion i lirë dhe si i tillë duhet t’i nënshtrohet parimit të vetërregullimit nga organet dhe organizatat mediatike.

“Publiku ka të drejtë të informohet menjëherë dhe saktë për të gjitha çështjet e rëndësishme të një shoqërie që kanë të bëjnë me interesin publik. Qytetarët gjithashtu kanë të drejtë të presin që gjyqtarët kur vendosin të respektojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për temat me interes publik dhe për t’i dhënë përparësi interesit publik mbi interesin individual, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që i shqetësojnë ata. shumica e madhe e shoqërisë. Në një rast të tillë, është në interes të publikut që publiku të informohet për faktet relevante me rëndësi për ato çështje”, është deklaruar presidenti Pendarovski.

Më 24 tetor, gjykata shpalli aktgjykim me të cilin biznesmeni dhe ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev fitoi kontestin në Gjykatën Civile të Shkupit kundër redaksisë IRL dhe kryeredaktores Sashka Cvetkovska për akuzat e bëra në hulumtimin “Konspiracion kundër ajrit”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Jovanka Spirovska-Panceva, IRL dhe Cvetkovska janë përgjegjëse për shpifje, duke paraqitur fakte të pavërteta në episodin e parë të hulumtimit “Konspiracion kundër ajrit” të transmetuar më 16 maj 2021 në RTVM.

Ndlrsa të premten, gjykatësja ka dërguar elaborimin me shkrim të aktgjykimit të saj.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit