Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për Maqedoninë e Veriut dhe 74 shtete të tjera

Advertisement

 

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e lëshimit të vizave imigruese për shtetasit e 75 vendeve, në mesin e të cilave ishte edhe Maqedonia e Veriut.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas, e cila e ka cilësuar politikën si të paligjshme. Sipas gjykatës, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore duke vendosur kufizime të përgjithshme në bazë të shtetësisë.

Maqedonia e Veriut ishte përfshirë në listën e 75 shteteve ndaj të cilave Departamenti amerikan i Shtetit kishte pezulluar përpunimin e vizave imigruese që nga 21 janari 2026. Në të njëjtën listë ishin edhe Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Masa prekte vizat imigruese, përfshirë aplikimet për bashkim familjar, punësim dhe kategori të tjera të emigrimit. Ajo nuk prekte vizat joimigruese, si vizat turistike dhe të biznesit.

Administrata Trump e kishte arsyetuar pezullimin me shqetësimet se emigrantët nga vendet e përfshira mund të bëheshin barrë për sistemin publik amerikan.

Me vendimin e ri të gjykatës, pezullimi i vizave imigruese për këto 75 shtete është rrëzuar dhe aplikimet duhet të vlerësohen individualisht, në vend që të kufizohen përmes një ndalimi të përgjithshëm të bazuar vetëm në shtetësinë e aplikantëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit