Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në rebalansin e buxhetit janë përfshirë disa projekte infrastrukturore për Komunën e Sarajit.
Sipas tij, në kuadër të projekteve të planifikuara parashihet ndërtimi i një ure të re dhe një rrethrrotullimi në Saraj, si dhe realizimi i rrugëve të reja dhe projekteve të tjera infrastrukturore.
“Ajo që premtojmë, atë e realizojmë!”, ka shkruar Gjorgjievski, duke e vlerësuar investimin si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe qarkullimit në këtë pjesë të Shkupit.
Ai theksoi se realizimi i këtyre projekteve do të mundësojë një hyrje të re në Shkup, ndërsa banorët e Sarajit pritet të kenë infrastrukturë më të mirë dhe kushte të përmirësuara për komunikacion.






