Gjorgjievski: Në Shkup është kryer dezinsektimi i 14-të kundër mushkonjave

Advertisement

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot është realizuar dezinsektimi i 14-të kundër mushkonjave këtë sezon.

Sipas tij, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Për nesër është planifikuar një tjetër trajtim ajror, ndërsa nga 23 deri më 26 gusht do të kryhet edhe dezinsektim tokësor në territorin e qytetit.

Gjorgjievski tha se deri tani janë realizuar trajtime të rregullta kundër mushkonjave dhe larvave të tyre, përmes ndërhyrjeve ajrore dhe tokësore.

Sipas tij, deri në fund të sezonit pritet të realizohen më shumë se 20 trajtime.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se aktivitetet zhvillohen në përputhje me programin vjetor dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit