Gjoja shqetësohen për Stoilkoviqin, ndërsa hanë e pinë me ata që duan “spastrim etnik të Kosovës”

Advertisement

Gazetari Mefail Ismaili ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke kritikuar qasjen e institucioneve dhe mediave në Shqipëri ndaj Serbisë dhe zhvillimeve që lidhen me Kosovën.

Në reagimin e tij, Ismaili shprehet se, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të promovojë politika që ai i cilëson si të rrezikshme për shqiptarët e Kosovës, Shqipëria vazhdon të flasë për bashkëpunim dhe të ardhme të përbashkët me Serbinë.

 

Ai kritikon edhe mediat në Shqipëri, duke thënë se nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme këtyre zhvillimeve, ndërsa politikanët shqiptarë, sipas tij, mbajnë marrëdhënie me struktura të lidhura me Vuçiqin

Ismaili ngre një sërë pyetjesh publike, duke përmendur edhe çështjen e Milan Radoiçiqit, për të cilin thotë se ende nuk është dorëzuar para drejtësisë së Kosovës

Ai rikujton gjithashtu rolin që kishte dikur Lista Serbe në institucionet e Kosovës, duke pyetur pse ajo u trajtua si faktor i domosdoshëm politik

 

Në fund të statusit, gazetari shpreh shqetësimin se interesat e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sipas tij, mbeten në plan të dytë, ndërsa prioritet vazhdon të jetë ruajtja e raporteve të mira me Serbinë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit