Të paktën 787 persona janë vrarë në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit, kumtoi sot Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane, transmetoi DPA.
Organizata humanitare në Telegram publikoi se sulme u regjistruan në 153 qytete në të gjithë vendin.
Në të gjithë vendin janë vendosur më shumë se 3.600 persona të ndihmës së shpejtë, kumtoi Gjysmëhëna e Kuqe, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në shumë vende, transmetoi agjencia gjermane.
Organizata për të drejtat e njeriut “Hengau” me seli në Norvegji dje publikoi një numër dukshëm më të lartë të vdekjeve sesa të shtunën, duke raportuar më shumë se 1.500 viktima.
Sipas Hengau, rreth 1.300 nga të vrarët ishin anëtarë të forcave të armatosura, ndërsa rreth 200 ishin civilë. Grupi thotë se mbështetet në një rrjet kontaktesh në vend për të dokumentuar viktimat, transmeton DPA.



