– Ministri i transportit Nikollovski tha se është gjetur zgjedhje që të gjitha fshatrat të kenë qasje gjegjësisht lidhje me autostradën e re Kërçovë – Ohër. Sipas Nikollovskit, një zgjidhje e këtillë në projektin e vjetër nuk ishte paraparë, andaj zgjidhja po bëhet me një rrugë paralele, ndërsa paraprakisht, është arritur marrëveshje edhe me komisionin e UNESCO-s, nga të cilët është marrë leje për punimet në fjalë. Ndryshe është paraparë ndërtimi i rrugëve paralele dhe rrugicave në gjatësi prej 18 kilometrave, infrastrukturë kjo, e cila do i mundësoj fshatrave në të dyja anët e autostradës të kenë qasje në të njëjtën dhe të mos jenë të shkëputura nga qytetet Strugë, Ohër e Kërçovë.
“Ishim në hyrje të fshatit Mesheisht, dhe kur është ndërtuar projekti për autostradën Kërçovë Ohër, nuk ishin paraparë as rrugë as rrugica as kyçje, apo të ngjashme, dhe kështu pjesa më e madhe e fshatrave në anën e djathtë dhe të majtë të autostradës, duhej të ishin të shkëputura nga Ohri, Struga, Kërçova e Shkupi dhe ne këtë e korrigjuam dhe projektuam rrugë paralele në gjatësi prej 18 kilometra në pjesën e poshtme të autostradës, duhej patjetër të kërkojmë miratim edhe nga komisioni i UNESCO-s, dhe në gjashtë muajt e kaluar punuam me ta dhe morëm miratimin e tyre dhe tashmë mund të shihni se qasja për në Mesheisht punohet e aty ku përfundon puna do e vazhdoj komuna, dhe kjo do të thotë lidhje jo vetëm për Strugën por edhe për fshatrat që gravitojnë në komunën e Strugës” – Aleksandar Nikollovski. Ministër i transportit. përcjell Zhurnal.mk .





