Më 15.11.2026, në orën 18:10, në një fshat të Gostivarit, nëpunës policorë të Njësisë Policore Çegran e privuan nga liria A.N. (35) nga fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në oborrin e shtëpisë familjare, pas një grindjeje të shkurtër, me një send të mprehtë e kishte sulmuar vëllain e tij.
Më 16.11.2026, në orën 00:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Çashkë e privuan nga liria Xh.B. (51) nga një fshat i Komunës së Çashkës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Ai është mbajtur në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik.
Mbrëmë (16.11.2026), në orën 00:05, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria R.D. (37) nga Strumica, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj ish-bashkëshortes së tij. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë.
Më 16.11.2026, në orën 03:30, në SPB Shkup është denoncuar se më 15.11.2026, rreth orës 20:00, në shtëpi, në zonën e Butelit, S.D. (34) fizikisht e kishte sulmuar vajzën e tij të mitur.
Më 15.11.2026, në orën 13:15, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare ka denoncuar se më 14.11.2026, rreth orës 18:30, në shtëpinë në rajonin e Komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.D. (52).
Më 15.11.2026, në orën 23:50, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria R.M. (48) nga Manastiri, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij jashtëmartesore 43-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht.
Lidhur me rastet e denoncuara po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre, pas çka do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të mos e heshtin dhunën në familje dhe të denoncojnë me kohë çdo rast. Çdonjëri që është viktimë e dhunës në familje, por edhe çdonjëri që ka njohuri se ndonjë personi tjetër i ushtrohet dhunë, mund të denoncojë rastin në stacionin më të afërt policor ose në numrat telefonikë 112 dhe 192








