MPB ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të dhunës në familje, një në zonën e Bit Pazarit dhe një tjetër në Manastir. Viktimat ishin femra të moshës 22 dhe 79-vjeçare.
“Më 17.01.2026, në orën 19:00, në një kazino me vendndodhje në rrugën “Partizanska” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria T.R. (28) nga Manastiri, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij 79-vjeçare në shtëpinë familjare në Manastir, me ç’rast i ka shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore. Nga ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore të Manastirit, gruaja e lënduar është transferuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Në koordinim me prokurorin publik, kundër T.R. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal”.
“Më 17.01.2026 në orën 14:30 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.S. (30) nga Shkupi, sepse rreth orës 06:10 e sulmoi fizikisht A.M. (22) nga Shkupi dhe e shtyu përtokë gruan e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.



