Nga mesnata, Makpetrol e uli çmimin me pakicë të gazit të lëngshëm për pesë denarë për litër, nga 59 në 54 denarë. Njëkohësisht, në tregtinë me shumicë është evidentuar ulje prej 10 denarë për kilogram, që në përllogaritje nënkupton afërsisht pesë denarë për litër. Ajo që është e rëndësishme është se edhe kompanitë e tjera në treg po e ndjekin këtë trend. Në shitjet me pakicë, çmimet e gazit të lëngshëm në pikat e karburantit tashmë janë ulur prej pesë deri në gjashtë denarë për litër dhe lëvizin nga 53 deri në 54 denarë”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.



