8.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Gashi: Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik,dilni e votoni

Kryeparlamentari Afrim Gashi njofton se sot ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai thekson se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre.

“Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në dobi të komunave dhe qyeteve tona.” shkruan Gashi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit