Garë me kohën: Burokracia e ngadaltë pengon pacientët me sëmundje të rralla në Maqedoninë e Veriut

Shkurtimi i procedurave burokratike për marrjen e një ilaçi të caktuar për sëmundjet e rralla është apeli kryesor i sektorit të shëndetësisë, sipas të cilit do ta bënte jetën e pacientëve, numri i të cilëve është në rritje, më të lehtë, raporton 24.mk, përcjell Portalb.mk.

Në situata të caktuara, nuk është çështje ditësh, por orësh kur është e nevojshme të ndërhyhet me terapi.

 

Përveç ilaçit, një sfidë në disa sëmundje të rralla është periudha deri në vetë diagnozën.

 

Komisioni Kombëtar për Sëmundjet e Rralla në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se procedurat janë bërë shumë më të lehta dhe po punohet për përmirësimin e tyre.

 

Këto pyetje djegëse, nën moton “Drejt mjekësisë së personalizuar”, janë në fokus të Kongresit të 11-të për Sëmundjet e Rralla, i cili po mbahet në Ohër dhe në të cilin marrin pjesë 300 ekspertë që kërkojnë zgjidhje më të shpejta dhe një cilësi më të mirë jetese për pacientët.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit