13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Frontit Evropian i duhet përkrahja edhe e 4 deputetëve tjerë që të nisë procedurë për formimin e Komisionin anketues në Kuvend

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi informuan se nga ana e 16 deputetëve nga “Fronti evropian” është parashtruar nismë për formim të Komisionit anketues për hulumtim të qasjes selektive dhe të njëanshme të sistemit të jurisprudencës në trajtimin e tragjedisë në Koçan.

Nga atje sqarojnë se propozim për themelim të Komisionti anketues mund të parashtrojnë së paku 20 deputetë.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të fillojë procedurë sepse sipas nenit 76 paragrafi 3 nga Kushtetuta është konstatuar se propozim për themelim të komisionti anketues mund të parashtrojnë së paku 20 deputetë, theksojnë nga Kabienti i kryetarit të Kuvendit.

Nga shërbimi për shtyp i Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtuan se prokurorët publik nga ekipi i cili e udhëheqë procedurën parahetimore për zharrin në diskotekën ‘Puls’ në Koçan në të cilin më 16 mars jetën e humbën 59 persona, ndërsa pothuajse 200 janë lënduar, vazhdimisht ndërmarrin disa veprime hetuese për sigurim të dëshmive, ndërsa veprime të tilla, të cilat prëfshijnë marrje në pyetje, analiza dhe ekspertiza të vëllimit të madh dhe lidhur me disa institucione të ndryshme rrjedhin edhe sot, informojnë nga shërbimi për shtyp i PTHRMV-së.

Megjithatë, që të ruhet sekreti i procedurës dhe të parandalohet kompromitimi i dëshmive, nga Prokuroria theksuan se nuk kanë mundësi për momentin të zbulohen më shumë hollësi për aktivitetet.

Numri i prëgjithshëm i të dyshuarve për zjarrin në Koçan deri më tani është 34 persona. mes tyre është ish-ministri i Ekonomisë, kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI-së. Me hetimin janë prëfshirë 27 persona fizik dhe tre juridik, ndërsa procedura hetimore ka edhe ndaj shtatë nëpunësve policorë nga SPB Shtip dhe Stacioni policor Koçan.

Nga BDI sot sërish kërkuan hetim të pavarur për diskotekën “Puls”, jashtë duarve të atyre që, siç thanë, e mundësuan tragjedinë.

“Është e qartë se pushtetit nuk i nevojitet drejtësi, por alibi. Kjo nuk guxon të heshtet dhe prandaj publikisht kërkojmë: Suspendim urgjent të tërë strukturës komanduese sipas vertikales në MPB dhe Byrosë për siguri publike, të cilët kanë ditur për problemet me diskotekën PULS, ndërkaq nuk kanë reaguar; Hetim të pavarur, jashtë duarve të atyre që e mundësuan këtë tragjedi, me qëllim që rë konfirmohet se nën mbrojtjen e kujt i është siguruar objektit PULS të punojë dhe hapje të procesit të ri kundër të gjithë atyre të cilët punojnë aktivisht në mbulimin e së vërtetës dhe krijimin e rasteve monstruoze si alibi për fajtorët e vërtetë”, deklaroi Arta Bilalli Zendeli nga BDI.

Lidhur me kërkesat e LSDM-së opozitare që të formohet Komision anketues për tragjedinë në Koçan, dhe kërkesës së BDI-së në hetim të prëfshihen edhe të huaj, kryeministri Hristian Mickoski pardje tha se “nuk ikin nga kurfarë Komisioni anketues, por dëshirojnë ta zgjerojnë edhe prë rastet e tjera prëveç Koçanit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit