Franca po përgatitet për një valë tjetër protestash të shtunën, ndërkohë që autoritetet i kanë ndaluar tubimet.
Muzeu i Luvrit dhe disa muze të tjerë të mëdhenj në Paris do të jenë të mbyllura të shtunën, për shkak të shqetësimeve lidhur me dhunën e mundshme gjatë protestave të planifikuara.Ministria e Kulturës bëri të ditur se edhe muzetë “Orsay” dhe “Picasso” bëjnë pjesë në grupin e institucioneve që do të mbyllen.
Ministria u ka kërkuar të gjitha institucioneve nën varësinë e saj të marrin masat e nevojshme për të garantuar “sigurinë e vizitorëve, mbrojtjen e stafit dhe ruajtjen e veprave të artit”.
Në terren do të jenë të pranishme njësi elitare të policisë, rreth 20 automjete të blinduara dhe 15 autobote ujëhedhëse.








