23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

“Fotografinë mund ta gjeni në Google” – Fotoja me Demaçin detyron avokatin e Thaçit të tallet pak me prokurorin

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjatë dëshmisë së juristit Paul Williams, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paraqitur një fotografi si provë gjyqësore, ku shihen Hashim Thaçi dhe Adem Demaçi në Slloveni.

Fotografia u paraqit nga avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, por hasi në kundërshtim nga prokurori James Pache, i cili kërkoi më shumë informacion për burimin e saj, raporton lajmi.net

“A kemi ndonjë informacion për prejardhjen e kësaj fotografie? Çfarë po shohim këtu?”, pyeti Pache.

Në një përgjigje me ironi, avokati Mishetiq tha:

“Te ‘Google.com’ mund ta gjeni. Te imazhet.”

Prokurori reagoi me nervozizëm duke thënë:

“Nuk e kam detyrë unë të kontrolloj fotografitë në Google.”

Më tej, mbrojtja theksoi se fotografia mund të verifikohet përmes metadatave, por nuk u dha një vendim përfundimtar nga trupi gjykues nëse do të pranohej si provë në dosje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit