Foshnjë 9-muajshe dyshohet se u helmua nga detergjenti, përfundon në spital

Advertisement

Një foshnjë vetëm nëntëmuajshe dyshohet se është helmuar nga detergjenti në zonën e Likovës.

Rasti ka ndodhur më 2 shtator 2026, ndërsa foshnja është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ngjarja është raportuar edhe në polici.

Sipas informacioneve të policisë, rreth orës 18:52, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është njoftuar Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë se një foshnjë nëntëmuajshe nga një fshat i zonës së Likovës ishte sjellë në spital pasi dyshohet se ishte helmuar nga detergjenti.

Autoritetet kanë nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur incidenti.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit