15.8 C
Skopje
Thursday, July 10, 2025

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik: Takim i ministrit Besar Durmishi me u.d. Ambasador i Katarit, E.T. Rashid Bin Said Al-Kajarin

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim protokollar me ushtruesin e detyrës Ambasador i Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Rashid bin Said Al-Kajarin.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Theks i veçantë është vënë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve, punësimit dhe projekteve infrastrukturore me interes të ndërsjellë.

Gjatë bisedës u theksua nevoja e avancimit të shkëmbimit tregtar, si dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorët si agrobiznesi, industria përpunuese, logjistika, TIK dhe turizmi.

Ministri Durmishi konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për të qenë partner aktiv dhe në shërbim të investitorëve të Katarit, si dhe për të siguruar mbështetje në realizimin e projekteve konkrete.

Takimi përfundoi me përcaktim të përbashkët për rritjen e dinamikës ekonomike dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit