Forca e bashkëpunimit lokal: Pastrohen kanalet kulluese në Strugë dhe vendbanimet përreth

Strugë – Komuna e Strugës ka shprehur falënderim publik për kompanitë MI-Trans, Blerim Komerc, Diti Trans dhe Ardi Trans, të cilat me angazhimin dhe kontributin e tyre kanë ndihmuar drejtpërdrejt në aktivitetet për pastrimin e kanaleve kulluese në territorin e komunës.
Falë kësaj mbështetjeje, është realizuar pastrimi i kanaleve në vendbanimet Veleshtë, Livadhi, Misleshovë, Kalisht, si dhe në qytetin e Strugës, duke përmirësuar ndjeshëm rrjedhën e ujit dhe duke ulur rrezikun nga përmbytjet pas reshjeve të dendura.
Nga Komuna e Strugës theksojnë se ky veprim përbën një shembull konkret të përgjegjësisë shoqërore dhe të bashkëpunimit pozitiv ndërmjet pushtetit lokal dhe sektorit privat, në interes të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Komuna nënvizon se mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave infrastrukturore afatgjata dhe se aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në bashkëpunim me institucionet relevante dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit