9.8 C
Skopje
Tuesday, November 25, 2025

Fletobligacionet e qytetarëve, emetimi i ri do të publikohet në dhjetor

Emetim i ri i fletobligacionit të qytetarëve do të publikohet në gjysmën e parë të muajit dhjetor, njofton Ministria e Financave. Detajet e emetimit të fletobligacionit të qytetarëve do të jenë të njohura, pasi do të publikohet prospekti.

“Në periudhën e kaluar, qytetarët vazhdimisht kanë pyetur në Ministrinë e Financave, nëse do të ketë emetim të ri të fletobligacionit të qytetarëve. Kjo do të thotë, se në njëfarë mënyre, kultura e investimeve te qytetarët po ndryshon dhe pres që i njëjti grup qytetarësh, që nuk është më shumë se 2.000 persona, të investojnë përsëri, ndërsa kjo nuk është ndonjë vlerë e madhe.”, – ka deklaruar Dimitrieska Koçoska, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Veç kësaj, Ministria njofton se deri më tani janë plasuar 190 milionë euro nga huaja hungareze e destinuar për të mbështetur kompanitë vendase dhe se është arritur qëllimi për të mbështetur kompanitë që të investojnë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre.

Në lidhje me mjetet nga huaja hungareze të destinuara për përkrahje në realizimin e projekteve komunale deri më tani janë realizuar 21 milionë denarë në vitin 2024 dhe 2.2 miliardë denarë në vitin 2025.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit