Shkup, 30 dhjetor – Numërohen 200 ditë deri në Festivalin Olimpik Rinor Evropian (EMOF) Shkup 2025 që do të mbahet nga data 20 deri
më 26 qershor të vitit të ardhshëm, duke shënuar kapitull të ri në përgatitjet për një nga ngjarjet më të mëdha multi-sportive në Maqedoninë e Veriut.
Shkupi dhe Kumanova do të jenë nikoqirë të më shumë se 4.000 pjesëmarrësve nga 48 vende, të cilat do të garojnë në 15 sporte të ndryshme, ndër të cilat janë atletikë, basketboll, volejboll, hendboll dhe not 3×3.
EMOF ka për qëllim t’i bashkojë sportistët më të mirë të rinj nga Evropa, duke u mundësuar të tregojnë talentin e tyre në nivel më të lartë.