Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në postimin në “X” thekson se deklaratat e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova janë një konfirmim i qëndrimeve që LSDM ka mbrojtur prej kohësh, dhe të cilat tani i ndan edhe Fronti Qytetar për të Vërtetën dhe Drejtësinë.
“Për herë të parë, dikush nga VMRO-DPMNE-ja po thotë publikisht atë që ne në LSDM, dhe tani në frontin e madh qytetar, e kemi përsëritur prej kohësh. Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë dhe puna e Komisionit Historik nuk janë pjesë e kushteve për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo është një çështje bilaterale midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, jo një kusht evropian”, deklaron Filipçe.





