LSDM synon rikthimin e pushtetit dhe përmirësimin e gjendjes në vend

Advertisement

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se qytetarët sot jetojnë më keq krahasuar me dy-tre vite më parë, duke theksuar se një nga problemet kryesore është humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë në vend.

Sipas Filipçes, mënyra e qeverisjes aktuale ndikon veçanërisht te të rinjtë, të cilëve, siç tha ai, po u jepet një shembull i keq për mënyrën se si menaxhohet shteti.

“Tani jetohet shumë më keq sesa para dy-tre viteve. Jo vetëm që jetohet më keq, më e tmerrshmja nga gjithçka është se njerëzve u është vrarë shpresa se këtu mund të jetë vend më i mirë për të jetuar”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se LSDM-ja do të punojë për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të ndryshuar gjendjen në vend.

“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve dhe kjo punë do të ndryshojë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, tha Filipçe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit