11.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Fetai porosi Aliut: Populli e di kush t’i prishi matematikat!

Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, në tubimin përmbyllës në Tetovë, tha se gjatë gjithë fushatës VLEN ka demaskuar “trukun politik të atyre që e quajnë bashkim”, duke e cilësuar si një “bashkim interesi” që as mes vete nuk flasin.
“Sonte nuk dua të merrem me zëdhënësit politik të Aliut, Taravarin e Selen. Por dua t’i jap një përgjigje pronarit të tyre Ali Ahmetit. Populli e di mirë kush ti prishi matematikat e kësaj loje, dhe populli e di saktë kush i ka penguar shqiptarët të ecin përpara”, tha Fetai.
Ai shtoi se VLEN nuk është vetëm një koalicion politik, por një ideal dhe vazhdimësi e mendimit të lirë e vizionit të Arben Xhaferit, “njeriut që i dha dije politikës shqiptare dhe na mësoi se pa moral s’ka politikë, e pa përgjegjësi s’ka liri”.
Ai u ndal edhe te figura e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për të cilin tha se është dëshmi e një politike të re dhe të ndershme.
“Bilalli është dëshmi se ndershmëria dhe përkushtimi mund të jenë standard i ri në politikë. Tetova me të ka njohur ndryshimin e vërtetë, zhvillimin dhe transparencën”, tha Fetai, duke shtuar se “Tetova e di mirë se kujt i takon besimi më 19 tetor”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit