4.8 C
Skopje
Sunday, January 26, 2025

Familja Sejdiu paralajmëron padi për mediat që shpifin për një grusht klikimesh!

Shkup, 31 dhjetor – Pas lajmeve të shumta të publikuara kryesisht në mediat shqiptare e të përkthyera nga ato maqedonase për arrestimin e H.S kanë reaguar së fundmi edhe familjarët e tij, të cilët kanë paralajmëruar që do të ndjekin rrugët ligjore duke i paditur mediat që kanë raportuar në mënyrë jo profesionale për rastin në fjalë, shkruan Zhurnal.

“Do të përgatisim padi për të gjitha portalet e në veçanti mediat që thirren në emër të besueshmërisë në publik si Alsat, TV21, Tellma, të cilët në interes të përfitimeve të tyre kanë përfshirë familjen tonë në lajmet e tyre të nxituara e aspak profesionale. Nuk është aspak etike e korrekte kjo qasje e mediave shqiptare kundrejt arrestimit të familjarit tonë. Së pari familjari jonë ka identitetin e tij është i moshës madhore dhe nuk e kuptojmë nevojën e përfshirjes së emrit e fotografisë së prindit të tij, Bajrush Sejdiut, kjo është qasje jo profesionale e banale. Prandaj, duhet të reflektojnë sa më parë këto media” tha anëtari i ngusht i familjes Sejdiu për Zhurnal.

Ai thotë se në lajmet që po lexojnë e shohin ka kontradiktë të theksuar pasi vendosen paragrafe ku H.S paraqitet si i dyshuar e posht lajmeve paragrafe të tjera me konstatime si posedues i armëve.

“Për neve është e çuditshme që derisa flitet për proces hetimi të papërfunduar, edhe Policia edhe Prokoruria referohen me dyshime, e mediat tona japin ekskluzivitete me tituj provokativ të natyrës “Armatimi/ Djali i Bajrush Sejdiut nga Kumanova përfundoi në paraburgim 30 ditor“. Kjo është idiotike që për klikime të apostrofohet e tërë familja jonë, derisa flasim vetëm për një rast të izoluar për të cilin ka dyshime. E që shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e ato dyshime do të hudhen poshtë”, tha familjari i ngusht i të dyshuarit H.S.

Ai gjithashtu shtoi se janë të bindur në atë që armët në fjalë asnjëra prej tyre nuk mund të jetë në pronësi të H.S, por që i besojnë organeve të rendit deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Kujtojmë që, pas arrestimit të H.S në pikën kufitare Bllacë janë aktivizuar mediat duke prodhuar lajme me tituj provokativ edhe pse bëhet fjalë për temë senzitive dhe të pa hetuar në tërësi. Lajmet e tilla ishin të përditshme e të tepruar saqë kanë nxitur familjarët për apel publik që të ketë kujdes të shtuar në raportimet që bëjnë mediat. /Zhurnal.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit