Eslin Kurti fiton Festivalin për Fëmijë!

Eslin Kurti me këngën “Kërce me mua” ka fituar Festivalin Kombëtar të 64-të për Fëmijë. Eslin u shpall fituese e kategorisë Junior (9-14 vjeç) dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovision Junior 2026, që do të mbahet më 24 tetor në Ta’Qali të Maltës.

Festivali u zhvillua për herë të dytë radhazi në qytetin e Shkodrës, në Teatrin “Migjeni”, nën organizimin e Radio Televizionit Shqiptar dhe Bashkisë së Shkodrës.

Kënga fituese është kompozuar nga Rei Bezhani, me tekst të Eriona Rushitit dhe aranzhim orkestral të Enis Mullajt.

Çdo vit, ky festival bashkon talente të reja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora.

Rezultatet e kategorisë Junior (9-14 vjeç):

1. Eslin Kurti – “Kërce me mua” (Fitues, përfaqësues në Eurovision Junior 2026)

2. Aria Kolaveri – “Dua ta marr globin në krahë”

3. Laura Spahiu – “Nëse beson”

Rezultatet e kategorisë Të Vegjlit (nën 8 vjeç):

1. Ajri Drishti – “Nuk kam ku luj”

2. Maria Kalaja – “Çika-çika, Çikalore”

3. Klea Shkreli – “Kush e shkroi”

Festivali u zhvillua gjatë tre netëve (30 maj – 1 qershor), duke përkuar me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në total konkurruan 30 këngë (19 në kategorinë Junior dhe 11 në kategorinë Të Vegjlit). A.K./TemA

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit