Ka shpërthyer zjarr në hapësirën e brendshme të Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Siç kumtoi Qendra për menaxhim me kriza, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka rrezik për përhapje të tij.
“Përmes E 112 është marrë njoftim për zjarr në katin e dytë të SPQ “8 Shtatori” në Shkup pas çka menjëherë janë njoftuar Brigada për mbrojtje kundër zjarrit e Qytetit të Shkupit (BMKZ)”, theksojnë nga QMK.
Nga ana e BMKZ-së është konfirmuar se bëhet fjalë për zjarr në hapësirën e brendshme të repartit për ortopedi, i cili është lokalizuar dhe nuk ka rrezik për përhapje të tij.








