Në Jelsa të Kroacisë u zhvillua sot Kupa e Europës për Veteranë në xhudo, ku sportisti shqiptar Erind Cara u rendit i dyti, duke fituar medaljen e argjendtë.
Cara triumfoi në dy përballjet e tij ndaj sportistëve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm. Ky sukses vjen vetëm një muaj pasi ai u shpall për të tretin vit radhazi Kampion i Ballkanit.
Tashmë, Cara do të fokusohet te sfida e radhës. Më 20-24 shtator, ai do të garojë në Kampionatin Botëror të Veteranëve në Sarajevë, ku synon të luftojë për një vend në zonën e medaljeve.






