9.8 C
Skopje
Tuesday, May 7, 2024

Ekskluzive: Zyrtari i BDI-së Rafiz Haliti ka blerë parcelë 1.2 milionë euro në zemër të Tetovës ? (DOKUMENTE)

Shkup, 26 prill – Burime të Zhurnalit nga Tetova kanë sjellur në redaksinë tonë dëshmi të cilat tregojnë për pasurim të ish deputetit dhe nënkryetarit të BDI-së, Rafis Haliti. Këto dëshmi, burimet tona thonë se tregojnë që Haliti ka blerë një parcel në zemër të Tetovës.

Bëhet fjalë për pasuri që më herët ka qenë pronë e kompanisë Avtoprogres, e cila me denocianilizim i ka kaluar pronarëve të vërtetë.

Në bazë të dokumenteve të dërguara, rezulaton se Haliti parcelën në fjalë e ka blerë në vlerë prej 1.2 milionë eurove.

Blerja fillestare ka ndodhur në fillim të vitit, respektivisht më 4 janar 2024, kurse më pas me akt noterial, Rafis Haliti ia ka bë dhuratë djalit të tij. Burimet e Zhurnal kanë dërguar edhe emrin e noterit në zyrën e të cilit në Tetovë është bë transferi i pasurisë. /Zhurnal/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit