Me 9 ndeshje interesante u mbyll edhe raundi i tretë në Ligën e Kampionëve, formati i ri i sezonit 2024/25. Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” ka publikuar formacionin e javës në Ligën e Kampionëve dhe në këtë 11-she nuk ka vend për Edon Zhegrovën që kishet paraqitje të mirë ndaj Atletick Madridit.
Në sulm, sipas faqes së njohur më të vlerësuarit, ishin: Vinicius Junior (10), Erling Haaland (8.5) dhe Embolo (8.5). Kurse në mesfushë, më të vlerësuarit, ishin: Nunjes (10), Rafinja (9.2) dhe Minamino (8.9).
Ajo që bie në syn ë këtë formacion të lojtarëve që u dalluan në raundin e tretë është fakti se 2 futbollist ishin “perfekt” dhe u velrësuan me notën më të lartë – 10. Bëhet fjalë për Vinicius Junior të Real Madridit dhe Nunjesi i Man. Sitit, të cilët shkëlqyen në fitoren ndaj Borusia Dortmudit, respektivisht ndaj Sparta Pragës.