14.8 C
Skopje
Saturday, September 27, 2025

Edhe më tej në skenën politike në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe Mickoski kanë përparësi të madhe

Hulumtimi i fundit nga MKD.mk për sondazhet e partive politike dhe liderëve të tyre tregon që për një kohë tashmë VMRO-DPMNE dhe lideri i saj Hris­tijan Mickoski gëzojnë besim më të madh nga qytetarët.
Nga 9 deri 21 shtator, agjencia Market Vision realizoi sondazhin për MKD.mk dhe rezultoi se 64,4 % e të anketuarve thanë se do të dalin të votojnë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Në pyetjen “Në cilin lider të partisë politike keni besim më të madh?”, 25,3 % e respondentëve u përgjigjën se kanë më shumë besim te Hris­tijan Mickoski, Kryetar  i VMRO-DPMNE.
Lideri i BDI-SË, Ali Ahmeti, renditet i dyti sipas besueshmërisë, ndërsa lideri LSDM-së, Venko Filipçe, renditet pas tij me 4,8 %.

 

Sipas sondazhit, pjesëmarrja e mundshme në votime pritet të jetë e lartë — 64,4 % thanë se mund të marrin pjesë, 12,6 % thanë se nuk kanë ndërmend të shkojnë, ndërsa 23,1 % nuk janë ende të sigurtë.
Për nga partitë që do të fitojnë në komunat e tyre, 43,4 % e respondentëve nuk kanë dilemë se partia e koalicionit qeverisës do të fitojë në komunën e tyre, kurse vetëm 16,8 % shpresojnë në përfaqësimin e opozitës.

Në lidhje me partitë për të cilat qytetarët do të votojnë:

22,9 % thanë se do të votojnë për VMRO-DPMNE

5,9 % thanë se do të votojnë për LSDM

Rreth 40 % ende nuk kanë vendosur ose nuk duan të zbulojnë për kë do të votojnë

Një gjetje interesante edhe nga sondazhi: qytetarët mendojnë se Zoran Zaev, ish-kryeministri dhe ish-lider i LSDM, ende ka ndikim mbi parti­në. 42 % thanë se Zaev ende “tërheq fijet” brenda partisë, ndërsa afërsia e tij me aktualin kryetar të LSDM Venko Filipçe, vetëm i forcon këto perceptime.

 

Sondazhi u realizua nga 9 deri 21 shtator me metodë CATI (telefonike me asistencë kompjuterike), në një kampion prej 1,200 respondentësh që është përfaqësues sipas rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, sipas të dhënave nga regjistrimi popullor i vitit 2021.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit