31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

“E lodhur nga sjellja e saj”, nëna porosit vrasjen e vajzës në Rusi

Nëna planifikon vrasjen e vajzës 12-vjeçare, por tradhtohet nga ekzekutuesi.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një grua 46-vjeçare është arrestuar pasi u përpoq të organizonte vrasjen e vajzës së saj të mitur.

Sipas mediave lokale, gruaja e identifikuar si Svetlana kishte kontaktuar një të njohur të saj dhe i kishte ofruar 1100 euro për ta mbytur vajzën 12-vjeçare në një lumë në rajonin e Chelyabinsk.

Ajo kishte deklaruar se ishte “e lodhur” nga sjellja e vajzës dhe konfliktet e vazhdueshme brenda familjes, shkruan dailymail.

Por, plani i tmerrshëm nuk u realizua. Burri që ajo kishte rekrutuar për kryerjen e krimit, 36-vjeçari Andrei, zgjodhi të veprojë ndryshe. Ai e njoftoi të miturën për rrezikun që i kanosej, ndihmoi në fshehjen e saj dhe më pas informoi menjëherë policinë.

Autoritetet ndërhynë në kohë dhe arrestuan nënën, e cila tashmë përballet me akuza të rënda dhe mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Vajza, së bashku me dy vëllezërit – një 6 dhe tjetri 17 vjeç – është vendosur në një institucion social, ndërsa familja ka edhe një vajzë tjetër 18-vjeçare.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik rus, duke ngritur shqetësime serioze mbi shëndetin mendor, kushtet sociale dhe sistemin mbështetës për familjet në krizë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit