Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka pritur në një takim të veçantë Hfz. Irfan ef. Abazin dhe Prof. Dr. Taxhedin Bislimin, dy figura të njohura për kontributin e tyre të madh në shoqëri dhe në zhvillimin e komunitetit.
Beqiri u shpreh se prania e tyre në komunë përbën një vlerësim të madh dhe një motivim për të vazhduar projektet dhe angazhimet për të mirën e qytetarëve.
“Pata nderin të pres këta dy personalitete që me punën, urtësinë dhe përkushtimin e tyre kanë ndikuar thellë në jetën tonë të përditshme. Faleminderit për vizitën, respektin dhe fjalët e tyre të urta,” ka shkruar kryetari Beqiri në një postim në Facebook.
Takimi u vlerësua si një hap drejt forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve për çështje me rëndësi për komunitetin.





